Lumenjtë Vjosa, Semani e Shkumbini drejt normalizimit

schedule14:03 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:03 - 2 Dhjetor, 2017

Reshjet e matura nga IGJEUM në basenet e lumenjve Vjosa, Seman dhe Shkumbin, përgjatë 24 orëve të kaluara, kanë qenë shumë intensive.

Gjatë ditës së sotme deri nesër reshjet maksimale 24 orare, priten të jenë mesatare.

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë hequr nga tabela e qarqeve, sepse këto përmbytje e kanë kaluar pikën kritike përgjatë natës së kaluar.

Mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga Lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga ky lum.

Ndërkohë që Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së Hënë.

E përmirësuar duket situate në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat, ku do të ulet rreziku nga përmbytja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!