Fantazisti i Milanit, Daniel Maldini, mund të ishte larguar nga kuqezinjtë në merkaton e verës. Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, në drejtim të Milanit shkuan shumë oferta për adoleshentin, por në fund drejtuesit besuan tek ai dhe vendosën që ta mbanin në skuadër.
Djali i legjendarit Paolo Maldini debutoi me “Djallin” nga minuta e parë në Europa League, në ndeshjen kundër Rio Aves. Pritshmëritë për të janë shumë të mëdha dhe në Milano besojnë shumë tek ai.
Ishin dy ekipe të Serie A që shfaqën interes për shërbimet e tij, njëra prej tyre ishte Spezia. Gjithashtu oferta pati dhe nga 10 klube të Serie B, por në fund klubi vendosi që mos ta largonte Maldinin. /abcnews.al