Lum kritikash ndaj Dua Lipa-s, ky shtet kërkon të ndalë transmetimin e këngëve të saj

schedule09:23 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:23 - 4 Qershor, 2020

Një postim që këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ka ngjallur polemika në Izrael. Ajo publikoi një shkrim nga regjisori amerikan Vin Arfuso, që shprehej kundër veprimeve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ndaj palestinezëve.

Sipas ” The Jerusalem Post“, mbi 3 mijë persona kanë firmosur një peticion për të ndaluar transmetimin e këngëve të yllit të popit në Army Radio dhe Galgalatz.

Gazeta shkruan se organizata Im Tirzu kontaktoi Ministrin e Kulturës, Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, pasi sipas tyre në ” me shtrembërimet që qëndrojnë në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

Ndërsa të gjithë janë në humor të flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë.“, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Dua Lipa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!