Lulzim Zeqaj: Si Alfred Trebicka më mbushi mendjen të bëhesha aktor

22:56 | 04/02/202022:560

I ftuar në Provokacija mbrëmjen e sotme ishte aktori Lulzim Zeqaj. Ai është pjesë e një kasti aktorësh që do të luajnë premierë dramën “Skena nga një ekzekutim” e shkruan nga një dramaturg i famshëm britanik, në skenën ë Art turbinës.

Kjo premierë do të luhet ditën e premte nga një kast shumë i mirë aktorësh me regji të Rovena Lule Kuka.

Aktori Zeqja gjatë bisedës në studio me Mustafa Nanon prezantoi veten dhe se si ishte bërë pjesë e skenës dhe kastit të aktorëve. Në bisedën e tij aktori Zeqaj ndërsa theksoi se nuk e kishte marrëdhënien shumë të mirë me kameran tha se teatri mbetet vendi ku ai gjen veten.

Pjesë nga biseda në studio:

Lulzim Zeqaj: Marrëdhënia me televizionin është e vështirë pasi kam një lloj kompleksi pasi nuk besoj se jam një njeri që artikuloj shpejt mendimin, kamerat i konsideroj pak të ftohta ose mbase nuk më ka takuar të përballem me gazetarët.

Mustafa Nano: E keni fjalën edhe për kamerat e filmit?

Lulzim Zeqaj: Jo është gjë tjetër kamera e filmit. Atë lloj kamera e kam bërë mik.

Mustafa Nano: Ju sot në Shqipëri jeni një aktor i afirmuar, a merrni pjesë në audicione?

Lulzim Zeqaj: Po unë shkoj, audicioni i fundit ishte me Bujar Limanin një produksion gjerman, “Virgjëresha shqiptare” dhe fitova.

Mustafa Nano: Përpara emisionit gati më përcolle mesazhin se ishe i ndrojtur…

Lulzim Zeqaj: Jo por nuk kam një raport të mirë me intervistën, e kam problem të flas për veten. Në fakt aktori duhet të promovojë veten.

Mustafa Nano: Ka aktorë që shfaqen në Tv për të folur për punët publike dhe jo për aktrimin.

Lulzim Zeqaj: Unë nuk merrem me analiza, unë merrem me analizat e tekstit.

Mustafa Nano: Si e keni nisur aktrimin?

Lulzim Zeqaj: Kam mbaruar fakultetin e artit skenik në 2001.

Mustafa Nano: Jeni bërë aktor se keni dashur apo se ashtu qëlloi?

Lulzim Zeqaj: Kur kam shkuar në teatër kam qenë në vitin e dytë në gjimnaz, më pëlqeu shumë dhe shkova më pas 3 -4 herë dhe fillova të pija kafen te teatri dhe më pëlqenin aktorët, më dukeshin si njerëz të drejtpërdrejtë. Një pakënaqësi nga realiteti e kishin shumë më të drejtpërdrejtë dhe jo formal dhe kjo më pëlqeu shumë. Një ditë, në gjimnaz vjen Alfred Trebicka dhe krijon një trupë teatrore në shkollë. Unë shkova u paraqita, Fredit i pëlqeu shumë dhe më tha se duhet të isha pjesë, pastaj mu fut në gjak, kisha shumë dëshirë .

Mustafa Nano: Dmth deri  në atë moment nuk kishe jetuar asnjë çast me idenë se mund të bëheshe aktor?

Lulzim Zeqaj: Jo nuk e kam pasur si ide, nuk më ka shkuar në mendje.

Mustafa Nano: Keni rol kryesor në premierën që do të shfaqet?

Lulzim Zeqaj: Jo kam rol dytësor. Galaxia është një vepër që në qendër të saj ka një piktore të cilës i jepet një detyrë nga shteti për të pikturuar një nga betejat më të famshme të njerëzimit, siç ishte beteja e Lepantos. Ngjarjet zhvillohen në Venecian e shek të 16. Piktorja has në një vështirësi shumë të madhe midis luftës që pushteti kërkon të manipulojë pikturën, kurse piktorja do ta paraqesë në mënyrë sa më realiste këtë betejë, pra siç ka qenë në të vërtetë. Është në diskutim lufta e madhe mes pushtetit dhe artit, se si pushteti herë pas here ndërhyn tek artisti për të mos thënë të vërtetën, siç ndodh edhe sot.

Mustafa Nano: Ju si aktor jeni nën presion?

Lulzim Zeqaj: Jo, unë jam ekzekutues, jam aktor kurse mund të ketë regjisor të cilët kanë një lloj presioni nga pushteti.

Beteja e Lepantos është një betejë mes ushtrisë osmane dhe frontit të krishterë. Për herë të parë osmanët pësuan një disfatë dhe ky moment merret si fillimi i fundit të perandorisë osmane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono