Lulzim Basha: Do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, unë e di si arrihet kjo

schedule11:10 - 2 Prill, 2021

schedule 11:10 - 2 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur tashmë se misioni i tij si kryeministër do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në spotin e fundit të PD për zgjedhjet e 25 prillit, Basha thekson se siç anëtarësuan Shqipërinë në NATO dhe liberalizuan vizat do të bëjnë realitet edhe futjen në BE.

Në mesazhin e tij, kryedemokrati thekson se ai e di si arrihet kjo dhe u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen me të për ta bërë realitet.

“Ne e kemi gati vendin për në familjen evropiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza, tani është koha të ecim të sigurt drejt qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimit në Europë. Unë e di si arrihet kjo. Bashkë mund ta bëjmë këtë realitet. Bashkohuni me mua!” shprehet Lulzim Basha ndër të tjera.

“Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian,” shkruan kryedemokrati krahas videos së publikuar në rrjetet sociale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!