Sipas një studimi të fundit, u zbulua se disa nga lulet që ne na rrethojnë, i shohim ose i prekim në përditshmëri janë vdekjeprurëse nëse gëlltiten.
Lulet Alkaloide shkaktojnë të vjella dhe paralizë të sistemit nervor. Shumë njerëz humbin jetën për shkak të dështimit të frymëmarrjes.
Alkaloids
Prof Barr, një profesor i ekologjisë në terren, i thotë BBC-së për një sërë bimësh të tjera të rrezikshme që ne i shohim në përditshmëri janë shkaktarë të vdekjeve të shumta.
Lulja Heracleum mantegazzianum, nuk duhet të ngatërrohet me të tjerat, thotë Prof Barr.
Giant hogweed
Është një nga më shumë se 100 bimët toksike dhe e listuar si potencialisht e dëmshme nga Shoqëria Mbretërore e Hortikulturës.
“Nëse e prekni dhe trupi juaj reagon ndaj tij, mund të shkaktojë një reagim dhe ju bën shumë të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli”, thotë Prof Barr. “Ju nuk duhet të keni kontakt me asnjë pjesë të tij.”
Lëngu toksik i bimës, i cili rritet pranë kanaleve dhe lumenjve, mund të shkaktojë djegie, flluska dhe alergji tek ata që e prekin.
Bima ka lule të bardha, kërcell të trashë dhe mund të rritet më shumë se 5 metra e gjatë.
Me origjinë nga Azia Qendrore, ajo u fut në Britani në 1893 si një bimë zbukuruese, por më pas u zbulua efekti i saj vdekjeprurës.
Komponentët toksikë në gjethe, kërcell, rrënjë, lule dhe fara mund të transferohen në lëkurë me anë të prekjes.
Shpesh ngatërrohet me barin e zakonshëm.
Foxglove
“Njerëzit thjesht duhet ta shohin dhe ta admirojnë “foxglove”, thotë Profesor Barr.
Lulja e dhelprës ëhtë një nga lulet më të preferuara për tu mbjellur në kopësht, por bukuria e kësaj bime vjen me një anë të errët.
Foxglove është një burim i dixhitoksinës, një glikozid në ilaçin digitalis, i cili është përdorur si stimulues i zemrës që nga viti 1785.
Është gjithashtu e njohur për toksicitetin e saj në të gjitha pjesët e bimës.
Konsumimi i gjetheve mund të shkaktojë dhimbje në gojë dhe në bark, të përziera, të vjella dhe diarre.
Në raste të rënda, simptomat mund të përfshijnë shqetësime vizuale, plus probleme me zemrën dhe veshkat.
“Njerëzit thjesht duhet ta admirojnë atë nga larg dhe mos ta prekin,” thotë Prof Barr.
Deadly nightshade
Lulja e Natës është një nga bimët më helmuese dhe vetëm disa kokrra prej saj të cilat përmbajnë alkaloide tropane do të mjaftonin për të vrarë një person.
“Mos e hani atë,” thotë Prof Barr.
“Është pjesë e familjes së domates”, sipas Prof Barr. “Ajo mund të gjendet në pyje, megjithëse nuk është aq e zakonshëm sa ka qenë.”
Familja Solanaceae është një familje e madhe me më shumë se 2,500 anëtarë, duke përfshirë domatet, patatet, specat djegës, patëllxhanët, specat, duhanin dhe lulen e natës.
Pavarësisht nga potenciali i saj vdekjeprurëse, antidoti i gazit nervor atropine sulfate mund të nxirret prej saj.
Lulja hemlock
Lulja helmock mund të gjendet kudo po është shumë toksike.
E njohur gjithashtu si “majdanozi helmues”, hemlock – Oenanthe crocata – është një nga bimët më helmuese vendase në MB.
Lulja i përket familjes së karotës, por mund të jetojë në habitate të ndryshme dhe ka toksina të ndryshme.
Lulja e bardhë , kërcelli dhe gjethet përmbajnë të gjitha një konvulsant helmues dhe të fuqishëm të quajtur oenanthotoxin, i cili synon sistemin nervor qendror.
Hemlock nga ana tjetër përmban pesë alkaloide – koniinë, konhidrinë, pseudokonhidrinë, metil-koninë dhe etil-piperidinë – të cilat shkaktojnë të vjella dhe paralizë të sistemit nervor.
“Kimia dhe evolucioni”
Toksinat bimore evoluan si një mekanizëm mbrojtës, thotë Prof Barr.
Vdekjet nga bimët toksike janë shumë të rralla por ato ndodhin.
Por si bëhen bimët aq toksike sa mund të vrasin njerëzit?
“E gjitha ka të bëjë me kiminë dhe evolucionin”, thotë Dr Barr. “Bimët kanë zhvilluar toksina për të mos u ngrënë. Pra, një bimë që është pak më toksike për një kafshë kullosëse sesa ato pranë saj, ka një avantazh të vogël. Me kalimin e kohës, ky proces çon në një pikë ku disa bimë mund të bëhen shumë toksike për specie të caktuara.”
Shumica e bimëve toksike vendase të Mbretërisë së Bashkuar kanë evoluar toksinat e tyre për të penguar krijesat e mëdha si mamuthët ose aurochs të gjatë 2 m, në vend të ne njerëzit, tha ai.
“Nëse një auroch ose mamuthi ha më tepër, atëherë alkaloidet bimore do ta bëjnë atë të mos ndihet shumë mirë,” thotë ai.
“Nuk ishte krijuar për t’i vrarë ata, vetëm për t’i bërë ata të sëmurë dhe për të ndaluar së ngrëni.”