Luleshtrydhja gjigante vendos rekordin botëror të Guinness

schedule06:06 - 19 Shkurt, 2022

schedule 06:06 - 19 Shkurt, 2022

Fermeri izraelit Chahi Ariel ka rritur luleshtrydhen më të rëndë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness. Luleshtrydhja që peshonte 289 gram,  ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një kokrra të kuqe të zakonshme të varietetit lokal Ilan, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani të Izraelit. Luleshtrydja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas Rekordeve Botërore Guinness .

Ariel kishte shpresuar se do të ishte fitues kur pa se sa po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar. Ai ka pritur konfirmimin se ishte një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer raporton “CNN”. “Kur dëgjuam, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Unë u hodha në makinë, qesha dhe këndova”, tha Ariel, duke shfaqur me krenari certifikatën e tij në një laptop. “Ne e kemi pritur këtë për një kohë të gjatë”.

Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të vazhdojë të fitojë peshë, sipas faqes së internetit të librit të rekordeve. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një fermer japonez, i cili zbuloi një luleshtrydhe prej 250 gramësh në korrjen e tij në 2015.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!