Lulaj: Kukës ndryshe sivjet, por po rikthehemi! Titulli? Nuk dorëzohemi

schedule00:24 - 2 Shkurt, 2021

schedule 00:24 - 2 Shkurt, 2021

Kukësi ka fituar tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe ka rigjetur skuadrat e kreut. Europa është objektivi i verilindorëve, ndërkohë që në emisionin “Pressing”ABC është i ftuar mbrojtësi Bruno Lulaj, i cili në të shkuarën është aktivizuar me Skënderbeun dhe Laçin.

“Diferenca prej 9 pikësh është e madhe, por edhe e vogël. Vllaznisë i jep qetësi normalisht ajo diferencë. Këto fitore na shërbejnë për moralin. Na ndihmojnë për vazhdimësinë, që të shfaqim atë që bëjmë në stërvitje tani me Josën dhe me Hallaçin më parë”.

“Futbolli i ka luhatjet, me rëndësi është që të rikthehet. Po rikthehemi aty ku është projektuar Kukësi që në fillim. Matematika në lejon të besojmë. Kukësi ka ekip të mirë, me Ibraimin dhe Taipin që janë lojtarë cilësorë. Besoj se gradualisht do të shkojmë aty ku duhet. Kemi ndryshuar shumë nga vjet, jemi vetëm tre lojtarë. Tani po harmonizohemi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!