Lukashenko urdhëron specialistët bjellorusë të sigurojnë furnizim me energji elektrike për centralin e Çernobilit

schedule10:00 - 10 Mars, 2022

schedule 10:00 - 10 Mars, 2022

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve BelTA.

Të mërkurën, Ukraina paralajmëroi se ekzistonin mundësitë që të kishte rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë cënim të masave të sigurisë.”

Nga ana tjetër, Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin sulmuar linjat e energjisë dhe një nënstacion që ushqente termocentralin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!