Kërkesat e lidershipit të Polonisë dhe shteteve baltike për tërheqjen e mercenarëve të Grupit Wagner nga Bjellorusia janë “të paarsyeshme”.
Kështu u shpreh të enjten presidenti Alexander Lukashenko, shkruan CNN.
“Ata i justifikojnë veprimet e tyre me disa kërcënime që dyshohet se vijnë nga territori i Bjellorusisë,” tha presidenti bjellorus gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BelTA.
“Ata shkuan aq larg sa kërkonin tërheqjen e tyre të menjëhershme nga Bjellorusia. Në të njëjtën kohë, ata vetë po rrisin buxhetet ushtarake, duke grumbulluar formacione të mëdha ushtarake në kufirin tonë”, shtoi ai.
Lukashenko dënoi vendimin e Polonisë në prill për të pezulluar detyrimet e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë në lidhje me Bjellorusinë./abcnews.al