Lukashenko: Protasevic rrezikon dënimin me vdekje për krime të rënda në Ukrainë

schedule12:30 - 3 Qershor, 2021

schedule 12:30 - 3 Qershor, 2021

Në një deklaratë për mediat, presidenti i Bjellorusisë Lukashenko konfirmoi se gazetari Roman Protasevic rrezikon dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për krime lufte në Donbass gjatë luftimeve.

Ai u shpreh se kishte falënderuar hetuesit, pasi atje janë vrarë njerëz. Lukashenko u shpreh se në Bjellorusi ai nuk rrezikon dënimin me vdekje por nëse prokuroria e republikës së pavarur të Lugansk vërteton fajësinë e tij, ai do të dënohet me vdekje.

Për këtë arsye Lukashenko u shpreh se Protasevic e dinte shumë mirë kur shprehej gjatë arrestimit se rrezikonte të vritej. Ai theksoi se gazetari e kuptonte se mund të akuzohej për ngjarjet në juglindje të Ukrainës dhe situata është shumë ndryshe tani.

Në deklaratën e prokurorisë së Lugansk shkruhet se ai akuzohet për kryerjen e krimeve shumë të rënda, dhe pse si gazetar ai ka qenë i pranishëm në luftime shumë të ashpra. Mediat bjelloruse së fundmi kanë publikuar fotografi të Protasevic në Donbas, pamje të marra nga telefoni i tij.

Ai është me uniformë ushtarake dhe armë në duar pa asnjë shenjë identifikimi që e lidh me gazetarinë. Në Lugansk nuk ka dënim me vdekje, por prokuroria mund të bëjë një përjashtim nëse ai shpallet fajtor për krime të rënda si gjenocidi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!