Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka reaguar në lidhje me protestat e ditëve të fundit që po zhvillohen në kryeqytetin bjellorus ka deklaruar se do të kishte gjakderdhje nëse opozita merr pushtetin.
Në një deklatatë për mediat vendase nga qyteti Baranovixh, Lukashenko e ka krahasuar situatën në vendin e tij me Ukrainën.
“Ky nuk do të jetë një spastrim siç shprehen disa, do të jetë një gjakderdhje. Ajo çka ndodhi në Ukrainë do të duket si një shëtitje në park”, ka thënë ai.
Ndër të tjera presidenti bjellorus është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është që të mbrojë atë që është arritur në këto 25 vite.
“Unë dua të mbroj atë çka kemi krijuar me duart tona për 25 vjet. Ne e ngritëm këtë vend nga rrënojat, mijëra dhe miliona njerëz janë pas meje. Nëse opozita vjen në pushtet, ata do të copëtojnë gjithçka në copa, dhe do të fillojnë të vrasin njerëz”, ka thënë presidenti i Bjellorusisë.e.s/abcnews.al