Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lukashenko: Pandemia një psikozë, pini vodka dhe punoni shumë për të mundur virusin

schedule14:39 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 14:39 - 15 Dhjetor, 2020

Bjellorusia, një nga pak vendet në botë që nuk ka aktivizuar masa kufizuese për të luftuar pandeminë e Covid-19, nuk i ka shpëtuar as valës së dytë, me rastet e reja të cilat prej një muaji janë më shumë se një mijë në ditë.

Në një kohë që të gjitha vendet mbylleshin, autoritetet i bënin thirrje banorëve që të dilnin nga shtëpitë.

Presidenti i vendit Aleksandër Lukashenko, më shumë se një herë ka folur për psikozë, duke i sugjeruar popullsisë së tij që të konsumojë vodka, të bëjnë sauna dhe të punojnë më shumë për të mundur virusin.

Nuk befason fakti pra që gjatë një vizite në një spital në Minsk, kreu i shtetit nuk respektoi masat e duhura dhe kur u ndodh përballë një pacienti me covid. Lukashenko fillimisht i shtrëngoi dorën, dhe më pas uli maskën që mbante në mënyrë që gruaja ta njihte, dhe në fund i shtrëngoi dorën sërish.

Duke përbuzur çdo masë sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!