Lukashenko i quan sanksionet perëndimore një ‘bekim’

schedule09:09 - 1 Shkurt, 2023

schedule 09:09 - 1 Shkurt, 2023

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili vizitoi Zimbabvenë për herë të parë, u tall me sanksionet ekonomike perëndimore, duke thënë se ato ishin në fakt një “bekim” pasi ndihmuan në rritjen e tregtisë midis dy vendeve.

Lukashenko është vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së, ashtu si edhe homologu i tij nga Zimbabveja, Emmerson Mnangagwa.

“Sanksionet kundër Bjellorusisë dhe Zimbabve nuk janë thjesht një mallkim, por një bekim, sepse pa to Zimbabve mund të kishte vazhduar të kërkonte tregti me Perëndimin duke shitur burimet e tij natyrore”, tha Lukashenko gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare.

“Për shkak të sanksioneve, Zimbabveja po tregton me Bjellorusinë dhe ne jemi të lumtur për këtë”, vazhdoi ai, duke thënë se ishte i gatshëm t’i sigurojë vendit të Afrikës së Jugut “çfarëdo që i nevojitet”.

Bjellorusia ka dorëzuar qindra traktorë në Zimbabve në vitet e fundit (me vlerë 61 milionë euro). Lukashenko është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka mbështetuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ai ka qenë në pushtet për gati 30 vite, dhe në vitin 2020 ai shtypi brutalisht protestat kundër rizgjedhjes së tij mes akuzave për mashtrim. Mnangagwa erdhi në pushtet në vitin 2017, pas një grusht shteti ushtarak që rrëzoi paraardhësin e tij Robert Mugabe.

/abcnews.al