Lukashenko anulon dënimin me vdekje të një shtetasi gjerman

schedule08:44 - 31 Korrik, 2024

schedule 08:44 - 31 Korrik, 2024

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka anuluar dënimin me vdekje të një shtetasi gjerman.

”Shtetasi gjerman i kishte dërguar më parë presidentit një kërkesë për mëshirë”, sipas shërbimit sekret bjellorus, KGB.

Sipas autoriteteve të Minskut, 29-vjeçari ishte dënuar për terrorizëm në emër të shërbimit sekret ukrainas. Ai ishte dënuar me vdekje në qershor, gjithashtu me akuza për mercenarizëm, por vendimi u bë publik nga organizatat e të drejtave të njeriut vetëm një muaj më vonë.

Bjellorusia është vendi i fundit në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje, konkretisht me një goditje në pjesën e pasme të kokës. Televizioni shtetëror bjellorus kohët e fundit tregoi gjermanin, një ndihmësmjek, në një video, ku pranon fajin dhe kërkon mëshirë.

Zyra Federale e Jashtme në Berlin kishte dënuar dënimin me vdekje dhe njoftoi se shtetasi gjerman po merrte ndihmë konsullor.

/abcnews.al