Romelu Lukaku po shijon ende fitoren e titullit kampion dhe këtë periudhë intervistat që ka dhënë kanë qenë të shumta. Në një prej tyre, dhënë për DAZN, ai tregon se është i çmendur, sikurse edhe disa prej shokëve të tjerë të skuadrës.
“Çdo ekip ka nevojë për lojtarë të gatshëm të shkojnë në luftë. Barella dhe unë, sikurse edhe Lautaro dhe Brozovic, jemi të çmendur nga trutë. Por ne i japim vetes energji. Ndryshe nga vjet, ne kemi fituar ndeshjet e drejtpërdrejta.
E kemi treguar se jemi më të fortë. Pas fitores që arritëm kundër Atalantës i thashë vetes që me të vërtetë Interi është për titull”, tregon Lukaku, i cili këtë sezon në Serie A ka arritur të shënojë 22 gola.
“Lautaro Martinez? Kur e pashë për herë të parë, me të ishte edhe babai i tij. I thashë që brenda dy vitesh ne do të fitonim disa trofe së bashku. Ne punojmë për ekipin. Nëse e shoh që është ë një pozicion më të mirë, gjithmonë tentoj t’ia kaloj topin”, përfundon Lukaku. / abcnews.al