“Lukaku shënon vetëm me skuadrat e vogla, nuk shoh përmirësim te ky aspekt”

schedule18:59 - 9 Mars, 2020

schedule 18:59 - 9 Mars, 2020

Interi nuk tregoi asgjë nga kualiteti që zotëron në përballjen me Juventusin. Bardhezinjtë e Sarrit fituan 2-0, teksa sulmi zikaltër ishte inekzistent. Dyshja Lukaku-Martinez u bllokua nga mbrojtja e kampionëve në fuqi dhe objektivi titull është komplikuar shumë për skuadrën e Contes.

Paolo Di Canio është një emër i njohur për tifozët italianë dhe anglezë. Ish-sulmuesi është ndalur te Romelu Lukaku në prononcimin e dhënë për Sky Calcio Club. Di Canio thekson se belgu shënon vetëm me skuadrat e vogla, teksa zbulon edhe një tjetër problem të bomberit të Interit.

Nuk u surprizova aspak nga paraqitja e Lukakut. Ai ka shënuar shumë dhe do të vazhdojë të bëjë gola. Ndoshta do të arrijë në mesataren një gol për ndeshje deri në fund me golat që do i shënojë skuadrave të vogla. Fiziku i tij e bën dominant. Ky është Lukaku që njoh prej 7 vitesh në Premier League. Ndoshta do të përmirësohet me kalimin e kohës, por në aspektin karakterial nuk është aty ku duhet“, komenton Paolo Di Canio. /abcnews.al

 

Paolo Di Canio

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!