Lukaku rrezikon të mos luajë kundër Barcelonës?

schedule20:42 - 28 Shtator, 2022

schedule 20:42 - 28 Shtator, 2022

Rikuperimi i Romelu Lukakut nuk po shkon aq shpejt sa do të donin tifozët e Interit.

Në fillim të javës, mediat italiane raportuan se belgu ishte gati të rikthehej në fushë dhe me një probabilitet të lartë për të luajtur në ndeshjen e radhës të Serisë A kundër Romës, shkruan abcnews.al.

Sipas informacioneve të përditësuara nga La Gazzetta dello Sport, situata është disi më e keqe. Pjesëmarrja e Lukakut në takimin me Romakët tani duket e pamundur, përveç kësaj, sulmuesi 29-vjeçar mund të mos ketë kohë për të shëruar dëmtimin as për Champions ndaj Barcelonës.

Nerazzurrët do të presin Romën më 1 tetor. Ndeshja në shtëpi kundër Barcelonës do të zhvillohet tre ditë më vonë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!