Revolucion i ri pritet te Chelsea. Klubi londinez, i kthyer nga një sezon katastrofik, do t’ia besojë rikonstruksionin Maurizio Pochettino. Ish-trajneri i Tottenham dhe PSG do të nënshkruajë me blutë në orët e ardhshme, por ai tashmë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë.
Në Anglim në fakt, janë të sigurt se argjentinasi ka kërkuar tashmë një portier, një mesfushor qendre dhe një sulmues pykë. Emri në krye të listës së dëshirave është ai i Victor Osimhen.
Vëzhguesit e Chelsea ishin në tribunë të dielën për të parë ndeshjen Monza-Napoli dhe për të vëzhguar sulmuesin nigerian. Numri 9-të i Spallettit, i ndjekur edhe nga PSG, kushton shumë, por për arkën e pronarit të Chelsea, Todd Boehly, duket se nuk është problem shifra. De Laurentiis ka vendosur një çmim fillestar prej 150 milionë euro dhe negociatat mund të fillojnë në javët e ardhshme.
Pochettino do të vlerësojë edhe situatën e Lukakut i cili do të kthehet në Londër nga huazimi i Interit. Gjatë ndeshjeve stërvitore miqësore në muajt e verës, tekniku argjentinas do të vendosë nëse d ota mbajë në ekip apo jo./h.ll/abcnews.al