Dries Mertens i dhuroi Napolit fitoren me dy golat e shënuar kundër Romës. Ekipi i Gattusos triumfoi 0-2 në “Olimpico” dhe ndodhet në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari belg, i cili është golashënuesi më i mirë i historisë së klubit italian, është ngjitur në kuotën e 100 golave në Serie A, të gjithë me fanellën e Napolit mbi super. Një arritje fantastike, rreth së cilës ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Very proud of this new milestone: ? Serie A goals ?. First Belgian player to reach 100 goals… hurry up @RomeluLukaku9 ! pic.twitter.com/VMJNcF7Hsq
— Dries Mertens (@dries_mertens14) March 22, 2021
Mertens ndihet krenar për 100 golat e shënuar në kampionatin italian, teksa nuk mungon ironia ndaj Romelu Lukakut, shokut të skuadrës te kombëtarja e Belgjikës. Bomberi i Interit po luan sezonin e dytë në Itali dhe numëron 42 gola në Serie A.
“Shumë krenar për këtë arritje. Jam belgu i parë që arrin të shënojë 100 gola në Serie A. Nxito Romelu Lukaku“, shkruan goleadori i Napolit në “Twitter”. /abcnews.al

