Federico Pastorello, një nga agjentët më të rëndësishëm në botë dhe i vlerësuar me titullin “Agjenti i Artë”, ka folur për TuttoSport për Romelu Lukakun:
“Në 2019 ai ishte një hap larg Juventusit. Marrëveshja me Interin u bllokua sepse dukej se Zhang nuk donte të kënaqte kërkesat e Manchester United. Bianconerët kishin një marrëveshje me anglezët që në këmbim të Lukakut ata do të kishin nënshkruar me Dybala dhe Mandzukic. Lukaku kishte biseduar tashmë me Sarri dhe Ronaldo. Ndërsa me Marotta, Ausilio dhe Conte bindëm Zhang të rriste ofertën. Ai transferim ndryshoi ekuilibrat në Itali”. /abcnews.al/