Romelu Lukaku është rikthyer përsëri në skenë, duke kontaktuar përsëri drejtuesit e Interit për një rikthim të mundshëm në Meazza, por këtë herë, kanë qenë lojtarët e skuadrës të cilët kanë thënë se nuk e duan që belgu të rikthehet me ato që bëri.
Veprimet e Lukakut nuk kanë mërzitur vetëm Steven Zhang, Marotta dhe Ausilio, por mesa duket edhe të gjithë dhomën e zhveshjes.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lautaro ka qenë i pari që ka kundërshtuar ardhjen e Lukakut së fundmi, pasi ai ishte miku i tij më i mirë dhe nuk mund ta pranojë më atë që bëri belgu.
Prapaskena është se Lautaro me disa lojtarë të tjerë të Interit, tentuan të kontaktonin disa herë Lukakun për t’i thënë që të pranonte ofertën e Interit, por ai nuk e hapi telefonatën në asnjë çast, dhe kjo gjë i ka revoltuar ata./ h.ll/abcnews.al