Lukaku: Kam ardhur me mision tek Interi. Kupa e Botës? Dhimbje e madhe

schedule18:17 - 2 Maj, 2020

schedule 18:17 - 2 Maj, 2020

Kalimi tek Interi i ka bërë shumë mirë Romelu Lukakut. Sulmuesi belg u përshtat menjëherë me Serie A dhe këtë sezon ka shënuar 23 gola me skuadrën e re. Ai është ndalur te aventura zikaltër dhe eksperienca me Belgjikën në Botërorin e vitit 2018 gjatë një prononcimi për Bleacher Report.

Ndihesha plot energji pas Kupës së Botës dhe. Zhgënjimi i madh më kishte mbushur me shumë energji. I vendosa vetes një mision për të arritur. Ky jam dhe karikova vetën për të vazhduar përpara.

Botërori? Arritëm deri në gjysmëfinale, nuk është pak për një vend me popullsi prej 11 milion banorësh. Gjithsesi, një muaj më vonë, emocioni pozitiv i la vend dhimbjes së madhe, sapo rishikova të gjithë ndeshjet që zhvilluam në Rusi”, deklaron Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!