Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lukaku ka nevojë për zëvendësues, Interin e tundon një kampion Anglie

schedule13:57 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 13:57 - 28 Dhjetor, 2020

Inter duket se nuk do të qëndrojë pasiv në merkaton e janarit dhe drejtuesit kërkojnë me ngulm një zëvendësues potencial për Romelu Lukakun. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, i përzgjedhuri është sulmuesi i Liverpool, Divock Origi.

Në fakt belgu aktualisht është pjesë e West Bromwich Albion në formë huazimi dhe ditën e djeshme luajti për herë të tretë këtë sezon. Origi dëshiron të luajë më shumë, duke marrë parasysh edhe kampionatin europian këtë verë që vjen.

 

Origi duke festuar një gol me fanellën e Liverpool

Gjithashtu në Milano do të gjente shokun e tij tek kombëtarja, Lukakun, i cili mund ta ndihmojë atë që të përshtatet më shpejt me futbollin italian. Kujtojmë që kontrata e Divock me “The Reds” përfundon në qershor të vitit 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 16 milionë euro, por ziklatrit mund ta transferojnë fillimisht atë në formë huazimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!