Lukaku gati për Romën

schedule22:07 - 27 Shtator, 2022

schedule 22:07 - 27 Shtator, 2022

Sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili u dëmtua në fillim të shtatorit, së shpejti do të rikthehet në grupin e përgjithshëm dhe do të nisë stërvitjet e plota. Lajmi bëhet i ditur nga edicioni italian i La Gazzetta dello Sport. Më 27 shtator ai pritet të dalë në stërvitje pas një pauze tre javore, shkruan abcnews.al.

Në total, Romelu ka munguar deri më tani në gjashtë ndeshje, përfshirë derbin ndaj Milanit, në të cilin Interi humbi 2-3.

Interi do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat kundër Romës më 1 tetor. Lukaku ka shënuar një gol dhe një asistim në tre ndeshje këtë sezon. /G.D abcnews.al/