Pas eleminimit të Belgjikës nga Kupa e Botës, sulmuesi Romelu Lukaku është gati për të rimarrë në dorë “timonin” e sulmut të Interit.
Drejtuesit e “zikaltërve” duan ti japim më shumë besim sulmuesit dhe do të jenë të gatshëm për ta rikonfirmuar, shtatlartin belg edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontaket për një marrëveshje të re huazimi kanë nisur midis Chelsea-t dhe Interit, por klubi londinez ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. /i.m /abcnews.al