Romelu Lukaku është një nga golashënuesit më të mirë në Europë. Sezonin e shkuar udhëhoqi Interin në suksesin në Serie A dhe sot do sfidojë Portugalinë me Belgjikën e tij.
Në konferencë për mediet para kësaj ndeshje Lukaku ka një vërejtje për të gjithë. Ai shprehet se është i nivelit të më të mirëve në sulm dhe nuk po kalon thjesht një moment të mirë.
“Kur njerëzit flasin për Lewandowski, Benzema, Suarez, Kane, thonë se janë lojtarë të klasit botëror. Për mua gjithmonë thonë se po kaloj një formë të mirë. Unë i përkas atij grupi.
Në dy vitet e funsit unë kam treguar se nuk është thjesht formë e mirë që po kaloj. Kam bërë një progres të madh, e di mirë këtë”, tha ndër të tjera ylli i Belgjikës. /abcnews.al