Lukaku-Dybala sfidojnë “Zonjën e Vjetër”, publikohen formacionet e sfidës Juventus-Roma

schedule20:16 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 20:16 - 30 Dhjetor, 2023

Në vetëm pak minuta, “Allianz Stadium” i Torinos do të presë padyshim sfidën më të bukur dhe më të luftuar, të javës së 18-të dhe të fundit për këtë vit kalendarik, të kampionatit italian të futbolli, mes “Bardhezinjve” të Juventus e “Verdhekuqve” kryeqytetas të Roma-s.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është polaku, Szczesny, ndërsa para tij në mbrojtje janë vendosur Gatti, Bremer, Danilo. Në krahët e mesfushës janë Kostic e Timothy Weah, me qendrën që plotësohet nga Rabiot, Locatelli e McKennie. Përsa i përket sulmit ky repart plotësohet nga Dusan Vlahovic,e Kenan Yildiz.

Në krahun tjetër, tekniku Jose Mourinho i ka rreshtuar “Verdhekuqtë” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur portugezi, Rui Patricio e para tij në mbrojtje Mancini, Llorente e Ndicka. Në krahët e fushës Kristensen e Zalewski, ndërsa qendra mbulohet nga Bryan Cristante, Leandro Paredes e Raul Bove, ndërsa në sulm janë vendosur “fantazisti” Paulo Dybala e “bomberi” belg, Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al 

Formacioni zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!