Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lukaku do historinë, rekordi i Cristiano Ronaldos një gol larg

schedule12:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 27 Tetor, 2020

Sonte në mbrëmje Inter do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Champions League dhe këtë herë të besuarit e Antonio Conte do të sfidojnë Shakhtar Donetsk. Kjo ndeshje mund të kthehet e veçantë për sulmuesin e zikaltërve, Romelu Lukaku, pasi mund të barazojë një rekord nëse shënon.

Ylli i kombëtares belge ka shënuar të paktën një gol në dhjetë ndeshjet e tij të fundit në Europë dhe nëse ai arrin ta dërgojë topin në rrjetë dhe kundër ukrainasve, atëherë barazon rekordin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Juventus ka arritur të shënojë në 11 ndeshje radhazi në Champions League dhe Lukaku ka një mundësi shumë të mirë për ta arritur këtë rekord.

Ish-lojtari i Manchester United është në një formë të shkëlqyer këtë sezon, pasi ka arritur të shënojë pesë gola në pesë ndeshje në Serie A si dhe një dopietë kundër Borussia M’Gladbah në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!