Lukaku: Conte mbajti fjalimin e jetës, madhështore kur mbushet San Siro

schedule22:21 - 19 Prill, 2020

schedule 22:21 - 19 Prill, 2020

Romelu Lukaku ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale këto kohë. Sulmuesi i Interit zbavitet duke biseduar me miq të tij dhe tifozë të ndryshëm, aty ku zbulon edhe kuriozitete interesante. 26-vjeçari u përshtat për mrekulli me zikaltrit e Contes dhe ka realizuar 23 gola që në sezonin e parë.

Momenti më i bukur tek Interi ka qenë kur shënova golin e parë, aty nisi gjithçka. Me Lautaron shkojmë mirë dhe sekreti i suksesit tonë është komunikimi që kemi. Një tjetër moment i bukur është mbushja e San Siros. Është madhështore, e adhuroj diçka të tillë. Fjalimi më motivues? Ai i Contes në pushimin e derbit kundër Milanit.

Po humbisnim 2-0, ai nuk ulëriti, na e bëri të qartë se çfarë duhet të bënim dhe na tregoi se ku duhet t’i kërkonim hapësirat. Ne ia dolëm dhe fituam 4-2. Ndryshimi midis Serie A dhe Premier League? Në Itali testohesh taktikisht në çdo ndeshje, ndërsa në Angli luhet me një shpejtësi më të madhe”, përfundon Romelu Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!