Pas fitimit të “Topit të Artë”, Luka Modric është shpallur edhe fitues i “Golden Foot 2019”. Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi u mbajt në Montekarlo dhe kroati triumfoi përpara emrave si Messi, Ronaldo, Lewandovski, Sergio Ramos, Chiellini, Aguero, Pique, Rooney dhe Thiago Silva.
Mesfushori i Real Madrid ka dhënë një prononcim për Sky Sport pas fitimit të këtij çmimi. 34-vjeçari rrëfen emocionet dhe komenton rreth së ardhmes. Italia i pëlqen dhe në Serie A e duan, sidomos kuqezinjtë e Milanit, klubi për të cilin bën tifozllëk që i vogël.
“Nder i madh të fitoj këtë çmim dhe jam i lumtur që ndodhem këtu. Të shohim se kush do të fitojë ‘Topin e Artë’, nuk ia kam idenë se kush do ia dalë, duhet të presim dhjetorin për ta mësuar. Italia më pëlqen. E ndjek Serinë A, aty luajnë disa shokë të kombëtares.
Italia është afër Kroacisë dhe italianët janë fantastikë dhe popujt tanë ngjajnë në mentalitet. Italia më pëlqen shumë. Të shohim nëse do të luaj në Serie A një ditë, por nuk mund të flas për këtë gjë për momentin. Jam lojtar i Real Madrid dhe po shijoj aventurën në Madrid“, përfundon Luka Modric. /abcnews.al