Luka Donçiç, i pari adoleshent në histori me rekord të veçantë në NBA

schedule13:46 - 28 Janar, 2019

schedule 13:46 - 28 Janar, 2019

Luka Donçiç nuk ka ndërmend të ndalet në basketbollin amerikan. Adoleshenti nga Sllovenia bëri sërish një paraqitje të madhe në ndeshjen ndaj Torontos

Nuk e fitoi dot ndeshjen, por rekordi i mjafton për historinë. Luka Donçiç ka vendosur të mos reshtë së habituri basketbollin amerikan me klasin e tij të veçantë, dhe këtë e bëri edhe në sfidën e Dallasit ndaj Torontos.

Ylli slloven u bë I pari adoleshent që realizon dy tripëll dabëlla në NBA, për të gjitha kohët, ndërsa tepër të rrallë janë ata që kanë realizuar vetëm një të tillë.

Ai shënoi 35 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 10 pasime për kosh. Ky ishte tripëll dabëlli I dytë I Donçiçit në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa ai po vazhdon të rrisë ndjeshëm nivelin e lojës së tij.

Slloveni nuk e ndaloi dot fatin e keq për Dallasin, edhe pse po luante në Arenën e tij, por kjo ishte diçka normale përballë një skuadre kaq të fortë sa Toronto.

Formacioni nga Kanadaja, është një nga katër më të fortët e sezonit në NBA, së bashku me Miluokin, Golden Stejtin apo Denverin.

Miqtë patën edhe ata yllin e tyre.

Leonard i dha betejë Donçiçit, duke shënuar 33 pikë, duke kapur 10 topa në tabela, e duke dhënë 3 asistë. Ai pati më shumë shokë për ta ndihmuar, pasi Louri, Siakam, VanVlit, Ibaka e Grin, shënuan së bashku plot 67 pikë.

Kjo nuk ndodhi tek Dallasi, që nuk ka skuadër aq të talentuar sa Toronto. Pavarësisht humbjes, Donçiç vazhdon të jetë numri 1 I debutuesve të sezonit në NBA.