Luiziana miraton ligjin që klasifikon pilulat e abortit si substanca të rrezikshme

schedule09:09 - 24 Maj, 2024

schedule 09:09 - 24 Maj, 2024

Shteti i Luizianës, një shtet konservator në jug të Amerikës, miratoi të enjten një projektligj që kriminalizon posedimin e pilulave për abortin pa recetë.

Teksti, i miratuar nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, i klasifikon pilulat e abortit si substanca të rrezikshme, diçka e paprecedentë në SHBA dhe miratohet nga guvernatori republikan i shtetit, Jeff Landry.

Vendimi vjen pasi çështja e abortit dhe të drejtave riprodhuese është bërë një çështje kyçe në fushatën përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur presidenti demokrat Joe Biden do të përballet me paraardhësin e tij republikan, Donald Trump.

Ligji përcakton mifepristonin dhe misoprostolin, substanca që përdoren përgjithësisht për të ndërprerë shtatzënitë, si substanca të kontrolluara, duke i vendosur ato në të njëjtin nivel me barnat si Valium dhe Xanax.

Marrja e këtyre pilulave pa recetë dënohet me burg dhe gjobë mijëra dollarë.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris e quajti ligjin “të papranueshëm” të martën.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!