Rikthimi në shtëpi ndodhi më shpejt. Planet e Luiza Gegës dhe trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, ishin që të vazhdonin fazën përgatitore në Portugali, por një ndryshim i papritur i klimës solli modifikimin e planeve.
Kampionia e Evropës ka nisur përgatitjet në pistën e re të atletikës në kryeqytet, me përqendrim maksimal, ndonëse mungesa e rrethimit sjell shqetësime nga prania e qytetarëve që kanë dëshirë të shëtisin aty.
Gega tregon si shkoi përgatitja në Portugali. Objektivi më i afërt është disi i veçantë nga ana e kampiones. Në verë sërish Botërori, a mundet Gega nga vendi i pestë të ngjitet tek medaljet?
Synim i madh është thyerja e rekordit kombëtar në 3 000 metra me pengesa, që është 9’10”04. A mundet ajo të zbresë kohën poshtë 9 sekondave, diçka që e bëjnë vetëm afrikanet? /abcnews.al