Luis Suarez nuk i kërkon “falje” Ganës: Penalltinë e humbi Gyan, jo unë

schedule15:54 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:54 - 1 Dhjetor, 2022

Në konferencën për shtyp të Urguajit, përpara ndeshjes së nesërmë me Ganën, ishte i pranishëm dhe sulmuesi Luis Suarez, i cili diskutoi atë top të prekur me dorë nga në ndeshjen, që elemenoi Ganën, nga Botërori i Afrikës së Jugut, të zhvilluar në vitin 2010.

“El pistolero” i mohoi Ganës, një fitore në minutat e fundit të lojës, në çerek-finalen e 2010-ës, duke e ndaluar qëllimisht me dorë, goditjen e ganezit Dominic Adiyah.

Suarezi mori karton të kuq në mënyrë të menjëhershmë, por penalltia e goditur nga Asamoah Gyan u “ndalua” nga traversa, veprim i cili e çoi ndeshjen në goditjen e penalltive, ku Uruguaji fitoi dhe kaloi në fazën gjysmë-finale, përballë Hollandës, për ti mohuar “yjeve të zinj” të bëheshin ekipi i parë nga kontinenti i Afrikës, i cili arrin në katërshen më të mirë të botës.

Gjatë konferencës, një gazetar i tha veteranit të sulmit uruguajan, se një pjesë e tifozëve ganez e konsiderojnë, si “vetë djalli”, por “El pistolero” nuk mendon ashtu.

“Unë preka topin me dorë, por penalltinë e humbi lojtari i Ganës, jo unë. Ndoshta do të kërkoja falje nëse do të bëja një ndërhyrje, do të lëndoja një lojtar dhe do të merrja një karton të kuq. Por në këtë situatë, nuk është faji im. Unë nuk e humba penalltinë. Nuk është përgjegjësia ime se si ai e gjuajti penalltinë.”,- u shpreh Suarez në konferencën për shtyp.

Ndërkaq, situata në grupin H është e tillë me Ganën e cila ka 3 pikë në vendin e dytë, ndërsa Uruguaji ndodhet në vendin e tretë me 1 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!