Luis Suarez i ka thënë klubit të tij aktual, Gremio , se ai “mendon të tërhiqet nga futbolli”, sipas GZH.
Uruguaiani vuan nga dhimbjet e gjurit. Ai beson se do të jetë e vështirë të vazhdojë karrierën e tij.
Përfaqësuesit e 36-vjeçarit do të takohen me klubin në ditët në vijim. Opsioni i zgjidhjes së kontratës, e cila skadon në dhjetor 2024, do të shqyrtohet.
Inter Miami do të jetë i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit nëse ai vendos të largohet nga Gremio por të vazhdojë karrierën e tij si lojtar.
Luis Suarez ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 25 paraqitje për klubin brazilian. /G.D abcnews.al/