Luis Enrique po mendon t’i japë shansin e artë Neymar, spanjolli pret vendimin e stafit mjekësor

schedule14:51 - 11 Korrik, 2023

schedule 14:51 - 11 Korrik, 2023

Sipas “L’Equipe”, ekzaminimet e para fizike që u është nënshtruar Neymar e vënë në pikëpyetje rikthimin e tij në nivelin më të lartë.

Kavilja e brazilianit, pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni, është ende në rikuperim dhe kthimi i tij në fushë mbetet në hije. Braziliani duhet të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës së PSG-së në turneun e Japonisë, të planifikuar nga 22 korriku deri më 2 gusht dhe më 21 kundër Le Havre, në miqësoren e parë të parasezonit, ai mund të ketë minuta për të parë nëse ai është në gjendje për të qenë një titullar.

Këtë të martë, ish-lojtari i Barcelonës nuk do të prekë topin në seancën e parë të Luis Enrique si trajner i PSG-së. Spanjolli nuk ka marrë ende një vendim me Neymar, me të cilin duhet të flasë, por do të qëndrojë i vëmendshëm ndaj udhëzimeve që do t’i japë stafi mjekësor i skuadrës.

Javët vendimtare po vijnë për të ardhmen e Neymar, e cila para verës dukej se po e drejtonte jashtë Parisit, por me sa duket Luis Enrique dëshiron t’i japë edhe një shans talentit brazilian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!