Spanja dëshiron të reagojë pas barazimit 1-1 kundër Greqisë. Nesër luhet në transfertë kundër Gjeorgjisë (18:00), sfidë që duhet fituar me çdo kusht. Trajneri Luis Enrique foli për mediat rreth kundërshtarit të radhës dhe lojës së ekipit të tij përballë Greqisë.
“Nuk kemi shumë informacione për Gjeorgjinë, pasi ata kanë luajtur vetëm një ndeshje me trajnerin e ri. Janë një skuadër që preferojnë të luajnë me topin dhe kanë të njëjtin intensitet loje si Greqia. Gjeorgjia humbi 1-0 me Suedinë , por krijoi disa raste për gol.
E dimë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Barazimin ndaj Greqisë e kemi analizuar mirë. Kryem rreth 40 gabime në atë ndeshje, diçka që lojtarët e mia e bëjnë rrallë. Jam krenar me mënyrën sesi luajtëm në mbrojtje, ishte më e mira e karrierës time si trajner, pasi nuk na gjuajtën njëherë në portë.
Lojtarët janë të mbushur me entuziazëm, e shoh nga ajo çfarë po bëjnë në stërvitje. Kundër Greqisë tentuam të krijojmë sa më shumë raste për të fituar. Nuk ia dolëm dot, kështu që do e provojmë përsëri nesër“, deklaroi trajneri i kombëtares iberike. /abcnews.al