Në fund të ndeshjes së kampionatit francez kundër Reims, trajneri i PSG-së, Luis Enrique i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Kylian Mbappe-s.
“I uroj Mbappe më të mirën për të ardhmen e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe është një person po aq fantastik. Unë sinqerisht i uroj atij vetëm më të mirat”, është shprehur trajneri spanjoll.
Mbappe ka deklaruar se do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe të gjitha gjasat janë që francezi do të transfohet te galaktikët e Real Madrid./h.ll/abcnews.al