Luis Enrique është i drejtpërdrejtë dhe nuk i pëlqen aspak të luhet pa tifozë. Trajneri i Spanjës ka folur për “Colgados del Aro” dhe bën një krahasim epik. “ Të luash pa tifozë është më e trishtueshme se sa të kërcesh me motrën tënde”, shprehet fillimisht spanjolli.
Më pas ai shton: “Pashë disa ndeshje në Gjermani në fundjavë dhe është e tmerrshme. Ju mund të dëgjoni gjithçka, të gjithë fyerjet, duke humbur kështu intimitetin e momenteve më të mira. Gjithsesi duhet të kujtojmë se ky është një biznes që gjeneron shumë para.
Spain manager Luis Enrique:
"Playing without fans is sadder than dancing with your sister."— Sid Lowe (@sidlowe) May 21, 2020
Ndërkohë që është një rrugë e gjatë përpara për të luajtur me tifozë, e kuptoj që kjo mund të shërbejë për të ndihmuar njerëzit gjatë izolimit. Por futbolli në këtu kushte është shumë i çuditshëm”. /abcnews.al