Mbrëmjen e kësaj të diele do të zhvillohet sfida e fundit e javës të 6-të të Kampionatit francez të Ligue 1, ku në “Parc des Princes”, “gjigandët” e PSG do të presin rivalët historikë të Olympique Marseille, në një “klasike” të vërtetë të futbollit francez.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Luis Enrique ka vendosur në fushë më të mirë, të cilët i ka rreshtuar me formulën 4-3-3, ku në portë do të jetë si zakonisht, italian, Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Hernandez e Hakimi, me qendrën që mbulohet nga Skriniar e Marquinhos. Mesfusha përbëhet nga treshja Barcola, Ugarte, Zaire-Emery, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Mbappe, Kolo Muani e Dembele.
Në krahun tjetër, tekniku Jacques Abardonado i ka rreshtuar “të kaltërit” e tij, me formulën, 3-5-2, ku në portë është vendosur Lopez e para tij, Mbemba, Gigot e Balerdi. Në krahët e mesfushës janë Clauss e Renan Lodi, ndërsa qendra mbulohet nga Ounahi, Rongier e Veretout. Ndërkaq, dyshja e sulmit përbëhet nga Vitinha e Pierre-Emerick Aubameyang. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: