Luis Enrique , trajneri i Spanjës, në konferencën për shtyp para Portugalisë iu përgjigj edhe një pyetjeje për favoritët e mundshëm në Botërorin e Katarit.
“Argjentina dhe Brazili janë dhe do të jenë gjithmonë favoritë për Botërorin, për historinë që kanë. A guxon dikush të thotë se Anglia apo Franca nuk janë? Nëse doni disa faforite, shikoni listën e FIFA-s të atyre që kanë marrë më shumë pikë në muajt e fundit, pavarësisht se çfarë them unë”, u shpreh Enrique.
Botërori do të nisë për pak ditë, në një periudhë kohore si kurrë më parë./abcnews.al