“Lugina e refugjatëve”, aty ku çdo ditë kapen klandestinë

schedule14:39 - 26 Qershor, 2018

schedule 14:39 - 26 Qershor, 2018

ABC News shkoi në vendin ku refugjatët siriane, afganë dhe vendeve të ndryshme të Lindjes, nga Greqia tentojnë Malin e Zi. Ajo quhet “Lugina e refugjatëve” dhe ndodhet ne Kapshticë.

Quhet “Lugina e refugjatëve”. Gjurmët e kalimit të tyre janë të dukshme. Një vatër zjarri s’duhet të ketë kohe që është shuar.

“Kjo është “Lugina e refugjatëve” në fhstin Kapshticë të rrethit të Devollit, një prej shtigjeve më të përdorurnga ana e emigrantëve të vendeve të Lindjes, të cilët deportojnë nga Greqia në thellësi të territorit shqiptar”.

Udhëtarët kanë kaluar në ndonjë nga netët jo shumë të largëta aty. Kurse disa rroba janë hedhur në ikje e sipër. Nëpër rruge ose nëpër shkurre. Ndoshta për t’i shpëtuar policisë.

Rrugëtimi i vështirë dhe bashkë me të edhe shpresa për të shkuar në Perëndim, marrin fund, sapo hyjnë në fshatrat e Devollit. Në Kapshticë, Trestenik, Vernik dhe zonen e Prespës janë pozicionuar patrullat e policisë kufitare.

Shërbimet e përforcuara, që monitorojnë pa ndërprerje vijën kufitare, vihen në ndjekje të grupeve të emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë nga Greqia. Kamerat termike të vendosura në shtigjet e njohura të kalimit te refugjatëve u kanë lehtësuar punën dhe rritur numrin e emigrantëve të ndaluar.

Çdo ditë kapen nga 10 deri 15 emigrantë, më shumë nga Siria, Irani, Afganistani, por edhe vendet e Afrikës. Ata që vijnë me familje, zakonisht kërkojnë azil dhe dërgohen në qendrën pritëse të azilkërkuesve në Babrru.

Të tjerët, pasi intervistohen dhe ju jepet ndihmë mjekësore, kur kanë nevojë, kthehen vullnetarisht në Greqi, për të tentuar Europën, nga rrugë të tjera.

Gazetare e ABC News, Daniela Zisi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!