Luftoni ditët e ftohta me këto çizme, trendi më cool dimëror

schedule22:02 - 24 Janar, 2022

schedule 22:02 - 24 Janar, 2022

Përveç një xhupi të trashë, duhet të zgjidhni dhe këpucët e duhura në këto ditë shumë të ftohta. Shumica prej nesh preferojnë çizme të zeza të përjetshme, të cilat padyshim shkojnë me gjithçka, por ka kaq shumë tendenca këtë vit që mund të rifreskojnë imazhin. Në fakt, një nga stilet e reja që ka fituar vëmendje këtë sezon janë çizmet hiking.

Këto modele kanë bërë një rikthim dinamik pas disa vitesh që u desh t’i shihnim në street style. Dizajnerët i rikthyen në koleksionet e tyre, së bashku me çizmet me gëzof, dhe kështu i dhanë një jetë të re garderobës malore. Prada, Proenza Schouler, Ganni, Miu Miu dhe madje edhe Dolce & Gabbana prezantuan versionin klasik të çizmeve alpinistike, të kombinuara me veshje komode dimërore.

Xhinset apo pantallonat e trasha janë të përshtatshme për këtë stil të veçantë. Kompletoni me çorape të trasha, xhaketa puffer ose pallto peli, thurje të trasha shumëngjyrëshe dhe aksesorët më të vrullshëm të dimrit për t’i dhënë një tjetër dimension pamjes tuaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!