“Luftojnë deri në vdekje”, mediat ekuadoriane për bandat shqiptare të drogës : Janë më të rrezikshmet!

schedule22:54 - 28 Korrik, 2022

schedule 22:54 - 28 Korrik, 2022

Bandat kriminale shqiptare kanë marrë vëmendjen e veçantë të mediave ekuadoriane.

Ato thonë se Ekuadori, i cili dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale, është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë

Ato shtojnë se bandat i kanë shtrirë tenatakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore.

Në krye është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.

Ndërkohë, karteli Gjeneratës së Re Jalisco ështhë i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros; Los Lobos dhe Los Tiguerones .

E treta, por jo për nga ndikimi, është mafia shqiptare. Ajo cilësohet si më e rrezikshmja dhe theksohet se aktiviteti i saj filloi në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.

Janë këto grupe që kontrollojnë dhe financojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.

Autoritetet e Ekuadorit thonë se këto banda luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.

Manabí , për shembull, është pjesë e korridorit ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare kokainën e blejnë nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin nga ai vend përmes kufirit verior, Esmeraldas.

Grupet lokale ndihmojnë që një pjesë e kokainës të dërgohet me rrugë tokësore në Manabí, ku trafiku ndërkombëtar në shumicën e rasteve kryhet nga deti.

Ndërkohë, një pjesë tjetër mbërrin me makinë në Guayas. Aty kokaina futet në kontejnerë drejt e në port. Droga dërgohet gjithashtu në Santa Elena , nga ku eksportohet me avionë të vegjël dhe aeroplanë.

Më pas, destinacioni i këtyre dërgesave është SHBA dhe Evropa. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!