Aktorja e njohur, Farrah Forke ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga një mik i ngushtë i saj për revistën People, duke bërë të ditur se aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Teksas, më 25 shkurt.
Forke, e cila luftonte prej vitesh me kancerin, ka kaluar orët e fundit të jetës pranë njerëzve të saj të dashur.
Në vend të luleve, familja e së ndjerës ka kërkuar që të bëhen donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit ose për një bamirësi që ata do të zgjedhin.
Farrah ka lindur në Corpus Christi, Teksas, në vitin 1968. Pasi filloi karrierën e aktrimit në “The Rocky Horror Picture Show”, ajo më vonë u zhvendos në New York, ku studioi në Institutin e Teatrit dhe Filmit ‘Lee Strasberg. Forke bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1991 në “Brain Twisters”.
Roli me të cilin aktorja u bë e famshme ishte si Alex Lambert në “Wings”./abcnews.al