Luftoi me Covid-19, Boris Johnson: Mjekët u përgatitën për të dhënë lajmin e vdekjes sime

schedule10:11 - 3 Maj, 2020

schedule 10:11 - 3 Maj, 2020

Mjekët  që po trajtonin kryeministrin anglez Boris Johnson pasi u sëmur me Covid-19, ishin përgatitur për të njoftuar vdekjen e tij, pasi ai u çua në njësinë e kujdesit intensiv.

Këtë e tregon vetë Johnson, në komentet e para që bëri rreth sëmundjes që kaloi, të dielën.

Kryeministri anglez u shpreh për gazetën The Sun:

“Ishte një moment i vështirë, nuk do ta mohoj. Ata kishin një strategji për t’u përballur me një skenar të tipit të vdekjes së Stalinit. Nuk isha në një formë fort të mirë dhe e dija që po bëheshin plane paraprake. Mjekët kishin gate shumë lloje masash të cilat mund t’i merrnin nëse gjërat shkonin shumë keq.”

Johnson, lajmëroi për herë të parë se ishte sëmurur me COVID-19 më 27 mars, por si fillim pati simptoma të lehta dhe të vazhdueshme. Pas një jave në izolim pa asnjë përmirësim, ai u dërgua në spital më 5 prill për teste të mëtejshme. Por, brenda 24 orëve, gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët e kaluan në njësinë e kujdesit intensiv.”

Kryeministri anglez tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe u kthye në krye të detyrës të hënën që shkoi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!