Luftimet vazhdojnë, Egjipti dërgon 65 ton ndihma për spitalet në Gaza

schedule18:21 - 18 Maj, 2021

schedule 18:21 - 18 Maj, 2021

Egjipti ka dërguar 65 ton ndihmë mjekësore në Gazën fqinje, pasi luftimet në rajon nuk tregojnë asnjë shenjë lehtësimi.

Kjo vjen pasi OKB tha që të paktën gjashtë spitale në territor ishin dëmtuar që kur shpërtheu konflikti më shumë se një javë më parë.

Shëndetësia dhe shërbimet e tjera janë në situatë të vështirë gjithashtu nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë. I vetmi laborator i testimit të koronavirusit në Gaza, i cili ka një nga shkallët më të larta të testeve pozitive në botë  u shemb të hënën.

Furnizimet e dërguara nga Egjipti përfshijnë materiale të specializuara për trajtimin e djegies, bombola oksigjeni dhe shiringa, tha Ministri i Shëndetësisë Hala Zayed. g.v/abcnews.al