Luftimet në Sudan/ Vjedhje dhe përdhunime të punonjësve të OKB-së

schedule11:21 - 19 Prill, 2023

schedule 11:21 - 19 Prill, 2023

Pasi një përpjekje për një armëpushim 24-orësh në Sudan dështoi, me armiqësitë që vazhdojnë me akuza nga të dyja palët për shkeljen e tij, numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet.

Në të njëjtën kohë, sipas një dokumenti të klasifikuar të cituar nga CNN, burra të armatosur dyshohet se hynë në shtëpitë e njerëzve që punonin për Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke i vjedhur dhe përdhunuar.

Deri më tani, të paktën 270 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2,600 janë plagosur që nga fillimi i trazirave të shtunën, sipas zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas një dokumenti të brendshëm të OKB-së, njerëz të armatosur hynë në shtëpitë e punonjëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe punonjësve të organizatave të tjera ndërkombëtare, në qendër të Khartoum.

Sipas të njëjtit burim, personat e armatosur kanë sulmuar seksualisht gratë dhe kanë vjedhur objekte dhe makina. Në Khartoum, personeli që dyshohet se i përkasin Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) hyjnë në shtëpitë e emigrantëve, i ndajnë burrat dhe gratë dhe i marrin me vete”, thuhet në raport.

Gjithashtu u raportua për një rast përdhunimi.

Nga ana e tyre, paraushtarakët i mohuan këto raporte, duke komentuar se nuk kanë sulmuar asnjëherë personelin apo punonjësit e OKB-së dhe se respektojnë të drejtën ndërkombëtare.

Përveç kësaj, ata fajësuan kundërshtarët, kampin e udhëheqësit ushtarak të vendit Abdel Fattah al-Burhan për provokime.

“Kjo është mënyra e dëshpëruar e ushtrisë së Burhanit për të luftuar. Ata po i veshin njerëzit tanë me veshje paraushtarake të RSF-së, në mënyrë që të mund të kryejnë krime kundër civilëve dhe ambasadave dhe grupeve të tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, duke dëmtuar imazhin tonë brenda dhe jashtë vendit”, thanë ata.

Megjithatë, Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) mohuan se trupat e saj ishin përfshirë në sulme.

Khartoum mbetet i zhytur në një luftë të përgjakshme për pushtet midis Burhan, udhëheqësit ushtarak të Sudanit, dhe Mohamed Hamdan Daglo, kreut të grupit paraushtarak të RSF.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!