Luftimet në front, Ukraina: Rusia ka pësuar humbje të mëdha në Bakhmut dhe Lyman

schedule09:37 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 09:37 - 27 Dhjetor, 2022

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet ruse në zonat e dy vendbanimeve në rajonin e Luhanskut dhe gjashtë në rajonin e Donetskut gjatë 24 orëve të fundit, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në përditësimin operacional të mëngjesit të sotëm.

Forcat ruse nisën dy sulme me raketa dhe gjuajtën 44 sisteme raketash me shumë lëshime gjatë ditës së kaluar, thuhej në deklaratë.

“Në drejtimet Volyn, Polissya, Siverskyi dhe Slobozhanskyi, situata nuk ka ndryshuar ndjeshëm, armiku mban një prani ushtarake përgjatë kufirit shtetëror dhe nuk janë zbuluar shenja të formimit të grupeve të tij sulmuese”, bënë me dije Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës thanë se 620 ushtarakë të tjerë rusë u vranë midis 24 dhe 27 dhjetorit, duke e çuar humbjen totale ruse në 103,220.

“Armiku rus pësoi humbjet më të mëdha (të ditës së kaluar) në drejtimet Bakhmut dhe Lyman”, bëhej me dije më tej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!